Rekord i zi në Itali, 353 të vdekur dhe rreth 28 mijë raste të reja nga COVID 19

Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtur edhe si epiqendra e Covid-19 në Evropë.

Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Italisë kanë vdekur 353 persona dhe janë infektuar 28,244 të tjerë. Me bilancin e sotëm numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 39,412 njerëz, ndërsa numërohen në total 759,829 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Itali janë shëruar 302,275 persona dhe numri i personave që janë në gjendje të rëndëë për jetën është 2, 225 pacientë.