Rënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës, policia jep detaje

Nga Policia e Kosovë kanë dalur me detaje pas rëniesë së çatisë së objektit të Komunës së Re të Prishtinës.

Agron Boroci, zëdhënës për rajonin e Prishtinës tha se një vajzë ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia.

Ai thotë se “policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.

“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën “Nora e Hotit” në Prishtinë, një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër, e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tregoi Boroci.