Reshitaj nga izolimi i shkruan letër Osmanit: Ka deputetë të dyshuar me Covid-19, duhet të testohen të gjithë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, Albena Reshitaj , po kalon ditët e fundit të izolimit, pasi që ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ajo ka thënë se përkundër që po qëndron në shtëpi, po përcjell situatën në vend, e me theks të veçantë ka ndjekur mbledhjen e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sporte, ku haptazi nga ana e deputetëve anëtarë të këtij komisioni janë ngritur dyshime që disa deputetë të këtij komisioni kanë mund të jenë të infektuar me Covid-19.

Sipas saj një situatë e tillë është shqetësuese andaj ajo sot me një letër i është drejtuar kryetarës së Kuvendit, Vjosa Osmani duke kërkuar nga ajo që tu kërkoj insitucioneve përgjegjëse shëndetësore që të realizojnë testim për Covid19 për të gjithë deputetët e Kuvendit dhe stafin administrativ.

Postimi i plotë i saj: