Abrashi: Kurti me vendimet e tij arbitrare e ka sjellë vendin në këtë ditë

Derisa qytetarët po ballafaqohen me pandeminë koronavirus, ata po ballafaqohen edhe me një situatë tjetër, atë të krizës institucionale.

Dy partitë VV dhe LDK tashmë janë përçarë, kjo e fundit ka dorëzuar edhe mocionin me nënshkrime për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në Info Magazine, sekretari i LDK-së, Arban Abazi ka thënë kryeministri Kurti me vendimet e tij arbitrare e ka sjellë vendin në këtë ditë. Derisa ka shtuar se nëse salla nuk i kërkon kushtet për mbajtjen e seancës atëherë duhet të gjindet zgjidhja.

“Sot Kuvendi ka kërkuar një mendim nga IKSHPK, kjo është demokraci. Ka salla improvizuese dhe duhet të ndodhë votimi. S’bën të shtyhet zëri i deputetit përtej afateve kushtetuese.

Edhe pas mocionit, z.Kurti do të mbetet në detyrë. Haradinaj ka mbet për 6 a 7 muaj, prandaj nuk e afekton fuqinë e tij për vendimmarrje. Askush s’e ka prit që do të jemi deri në këtë ditë, por Kurti me vendimet e tij e kanë sjellë vendin në këtë ditë. Situata ka ardhë për shkak të vendimeve arbitrare”.

Derisa, nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e VV-së, Arbërie Nagavci ka thënë që ajo s’mund të shkojë në një seancë ku rrezikohet jeta e qytetarit, në kohën kur po ballafaqohemi me pandeminë koronavirus.

“Në asnjë mënyrë as në këtë situatë, s’duhet heshtur zëri i deputëtvë, por pikërisht për faktin që e përmendi Abrashi, nëse Kurti vazhdon të mbetet në detyrë pse ky zell që më shumë se 190 të mblidhemi, në kohën kur duhet të mendojmë për shëndetin publik.

Ne po presim edhe rekomandimin e IKSHP-së, e ta diskutojmë edhe në kryesi, por besoj që përtej detyrës sonë si deputet, është obligim moral që të shmangim rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Në asnjë mënyrë s’po tentojmë të shmangemi, jemi të vetdishëm për numrat, por kemi obligim të respktojmë udhëzimet e ekspertëve.

Cila është porosia për qytetarët kur ne të mbledhemi?

Se nëse parlamenti do të mblidhet atëherë edhe ata thonë kemi të drejtë të mblidhemi edhe ne para parlamentit ta themi zërin tonë.

E kam të pamundur të vij në një sallë më 190 persona. Shëndeti publik është primari.”,ka përfunduar ajo.