Reshje të dendura bore në këtë vend të Kosovës!

Reshje shiu, vranësira të dendura dhe ulje e temperaturave po e karakterizon motin mëngjesin e sotëm në shumë vise të rajonit tonë, sidomos në Kosovë dhe shumë vise të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në viset malore temperaturat pësuan ulje të ndjeshme duke favorizuar edhe reshjet e borës.

Reshje të dendura bore pati në Prevallë ku u krijuan edhe shtresa bore. Reshjet do të vazhdojnë edhe disa orë por do të vijnë duke u dobësuar, ndërsa ndërprerje e tyre parashihet në orët e pasdites ose mbrëmjes.

Gjatë natës pritet të kthjellim i motit dhe mund të ndodhë që të ketë ngrica të dobëta sidomos në zonat kodrinore-malore.

Të enjtën dhe të premtën stabilizim dhe përmirësim i motit, por nuk priten rritje të mëdha të temperaturave. Rrebeshet lokale kthehen për fundjavë./meteoballkan/