Sulmi ndaj policisë në veri, Haradinaj: Këto akte kriminale janë alarm për të gjithë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas sulmit ndaj policisë në veri të vendit.

Haradinaj ka thënë se akte të tilla kriminale duhet të jenë alarm për të gjithë.

“Krimi i organizuar ka sulmuar Policinë e Kosovës. Këto akte kriminale janë alarm për të gjithë.  Krimi i organizuar nuk ka përkatësi politike as etnike. Ai i rrezikon të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, andaj është në interesin e secilit individ dhe komunitet që ta denoncojë e ta luftojë krimin. Të distancohemi nga dhuna e nga krimi e të bashkohemi në luftën e pakompromis ndaj tij”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.