Reshjet e shiut/Komuna e Prishtinës vë në dispozicion dy numra pa pagesë për qytetarët

Komuna e Prishtinës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka vënë në dispozicion dy numra pa pagesë për qytetarët, për shkak të reshjeve të shiut.

Në njoftim thuhet se sasia e madhe e reshjeve të shiut ka shkaktuar probleme në disa pjesë të qytetit, dhe ekipet e shërbimeve publike, inspekcionit dhe kompanitë e kontraktuara nga komuna janë në terren për të lehtësuar pjesët e prekura nga këto reshje.

Për çfarëdo emergjence, qytetarët mund të thirrasin në këta numrat:

080012233 dhe 080012244.