Një personit në Prishtinë ia djegin veturën disa persona

Një personit në Prishtinë i është djegur vetura nga disa persona që ende janë të panjohur për Policinë e Kosovës.

Ngjarja kishte ndodhur mëngjesin e 26 janarit, ku përveç dëmeve materiale nuk ka pasur lëndime në njerëz.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur ia kanë vënë zjarrin veturës së tij. Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/