Rezervat shtetërore, përplasen në Komision pozita dhe opozita

Me përplasje ndërmjet pozitës e opozitës ka kaluar mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, raporton Ekonomia Online.

Përplasjet ndërmjet opozitës e mazhorancës erdhën për shkak të mospjesëmarrjes se këtyre të fundit për disa muaj në konstituimin e këtij Komisioni. E deputetët e mazhorancës kritikuan opozitën për akuzat që kishin bërë për deputetët e VV-së që nuk kishin marr pjesë në mbledhje.

Në këtë mbledhje ku temë diskutim ishte paraparë që të jetë shqyrtimi i planit të punës në kuadër të këtij Komisioni si dhe diskutim për buxhetin, pozita e opozita në mungesë të anëtarëve u pajtuan që këto pika të diskutohen në një mbledhje ku janë të pranishme të gjithë.

Deputeti i VV-së Driton Hyseni, falënderoi opozitën që ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare, duke shtuar se në mungesë të anëtarëve të Komisionit duhet të shtyhet diskutimi për planin e punës.

“Ne kemi konsideruar që zhbllokimi marrëveshjeve ndërkombëtar për qytetarët është shumë më rendësi. Shpreh keqardhje që është vonuar. Ky takim sot, nuk e shohë të rrugës ta vazhdojmë ta kemi një takim që të diskutojmë për planin e punës”.

“Ta kemi një punëtori që ta përpilojmë hapat të cilat në do ti ndërmarrim si Komision Hetimor. Nuk mund të mbajmë një takim që të futemi në një planë punë që na është dorëzuar vetëm 45 minuta para mbledhjes”, tha ai.

Kryetari i këtij Komisioni Rashit Qalaj, tha se duke pas vonesë në konstitutimt të këtij Komisioni duhet një punë më intensive për të arritur rezultatet për çka është formuar ky Komision.

“Nëse ne e bëjmë një dinamik të punës dhe nëse angazhohemi besoj që edhe në këtë periudhë të kohës kemi mundësi që të arrijmë”, tha ai.

Deputetja e LDK-së Valentina Bunjkau, tha se partia e saj i ka votuar gjithnjë marrëveshjet ndërkombëtare.

“LDK marrëveshjet ndërkombëtare i ka votuar gjithherë. Nuk është ky arsyetim që VV-ja ka ardhur për konstituim pas votimit të marrëveshjeve. LDK i ka votuar gjithnjë marrëveshjet përveç një amendamenti. Unë propozoj që plani të votohet me mundësi përmirësimi”, tha ai.

Deputeti i VV-së Driton Hyseni, tha se partia e tij ka mundësuar formimin e Komisionit Hetimor dhe mospjesëmarrja në konstituimin e këtij Komisionin nga VV ka qenë qëndrim politik i partisë për shkak të mosvotimit të marrëveshjeve ndërkombëtare nga opozita.

Ai po ashtu kërkoi nga deputetja e LDK-së Doarsa Kica-Xhelili, që të kërkoj falje kolegëve për deklaratat që për mospjesëmarrjen e deputet të VV-së në këtë Komision.

“Nuk mendoj që je e pa informuar me përbërjen e Kuvendit, ju e dini që vetëm me votat e LDK-së munden me kaluar marrëveshje. Jemi na që e kemi mundësuar formim e këtij Komisioni, pa vota e VV-së nuk do të ishte formuar ky Komision”.

“Ka qenë qëndrim politik që me kaluar marrëveshjet ndërkombëtare. Ke qenë tepër jo korrekte me kolegët, duhet të iu kërkosh falje kolegeve që i ke ofenduar me deklarata. T’i drejtohesh deputetëve që nuk janë duke ardhur në Komision pasi janë të përfshirë. Nëse keni prova urdhëroni në prokurori”, tha ai.

Deputetja e LDK-së Doarsa Kica-Xhelili, tha se deputet e VV në fillim kanë pasur një qëndrim tjetër për mos pjesëmarrje në konstituim ku pas disa javësh kanë ndryshuar qëndrimin tjetër.

“Pas disa javësh erdhëm në një kosntatim të ri për këtë që ju po thoni sot. Tek çështjet e sabotimeve të marrëveshjes ne i kemi votuar për të mos sabotuar. Ne nuk duam të bëjmë pazare për çështje të tjera”.

Po ashtu gjatë diskutimeve pati përplasje ndërmjet deputeti të VV-së Halil Thaçi dhe deputetes së LDK-së Valentina Bunjaku.

Deputeti Thaçi iu drejtua deputetes Bunjaku se qytetarët i kanë treguar LDK-së vendin në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Ekonomia Online.

“Disa koleg këtu janë duke bërë filma. E dimë na kush është LDK-ja, qytetarët iu ka treguar vendin me 14 shkurt”, tha ai.

Bunjaku iu përgjigj se “jetoni me atë, keni me vdekur me atë”.