Rindërtimi i Shqipërisë pas tërmetit/BB: Rritje e dërgesave në para nga emigrantët

Dërgesat në para të emigrantëve, u rritën në përpjekje për rindërtimin e vendit pas tërmetit që goditi Shqipërinë dhe mbështetje për këtë dha zerimi i tarifave nga disa Operatorë të Transferimit të Parave (MTO) apo anulimi i komisioneve për dërgesat në llogaritë e dhurimit të qeverisë, nga bankat tregtare.

Një shkrim i publikuar nga Zyra e Bankës Botërore në Shqipëri, citon se “dërgesat e parave janë shumë të rëndësishme për vendet në zhvillim. Megjithatë rëndësia e tyre rritet në raste emergjencash. Mijëra njerëz dërguan para në përpjekje për rindërtimin e vendit pas tërmetit që goditi Shqipërinë në 26 nëntor”.

Përveç krizës humanitare, vijon shkrimi, pasojat e saj nxorën në vëmendje rëndësinë e sistemeve efikase të pagesave për të mundësuar dërgesa të shpejta dhe të përballueshme.

Ndërsa dërgesat e mijëra emigrantëve shqiptar ose ndërkombëtar u shtuan për të mbështetur përpjekjet e rindërtimit, një diskutim i gjerë ndezi në mediet sociale dhe ato kryesore për kostot e dërgesave dhe efikasitetin e kanaleve.

Shkrimi thekson përgjigjen e disa Operatorëve të Transferimit të Parave (MTO) që zeruan tarifat e tyre dhe të gjitha bankat tregtare në vend anuluan komisionet e tyre për dërgesa në llogaritë e dhurimit të qeverisë, duke kontribuar kështu dërgesat e emigrantëve në përpjekje për rindërtimin e vendit pas tërmetit që goditi Shqipërinë./atsh