Rohde: Statuti i Asociacionit të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, ka thënë se çfarëdo lloj Statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Jemi shumë larg në kuptimin e natyrës së Asociacionit megjithatë Gjermania do të vazhdojë të mbështes implementimin e plotë të gjitha marrëveshjeve që janë pranuar dhe nënshkruar në Bruksel, pro po ashtu që të mbështesim Kosovën. Gjithmonë e kemi thënë se çfarë do lloj statuti duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, tha Rohde për RTK.

Sipas tij, politikanët duhet të punojnë të realizmin e atyre marrëveshjeve në mënyrë që të arrihet që të gjithë e duam, stabiliteti dhe paqja.

“Tani kemi një situatë kur ende kemi struktura paralele, i gjithë qëllimi i Asociacionit që të sjellë strukturat paralele, në kuadër të legjislacionit të Kosovës”, theksoi ai.

Diplomati gjerman ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për lirimin nga detyra të anëtarëve të Ekipit Menaxhues, duke thënë se vendimi i sotëm nuk është në përputhje me Marrëveshjet e Brukselit.