Rrahen derisa po prisnin në radhë për të paguar në market

Dy persona derisa ishin duke pritur në radhë për pagesë në një market në rrugën “Ibrahim Rugova” në Prizren, kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se i dyshuari i parë me inicialet R.Xh., ka marrë lëndime trupore në hundë dhe ka pranuar ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal në Prizren, ndërsa tjetri është larguar në drejtim të panjohur.

Motivet e rastit ende nuk dihen. Lidhur me rastin është informuar policia dhe prokurori kujdestar. Hetimet përkitazi me rastin ende janë duke vazhduar./IndeksOnline/