Imeri (FSSHK): Nuk jemi në grevë sepse s’i kemi interesat e njëjta me SBASHK-un

Kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imeri, ka thënë se ata nuk i janë bashkangjitur kërkesës së Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës për të hyrë në grevë.

Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ajo ka deklaruar se ata nuk i kanë kërkesat e njëjta me SBASHK-un.

“Nuk është se duhet të jemi të gjitha federatat për një herë në grevë, nuk kem ndonjë marrëveshje ose ndonjë memorandum mirëkuptimi se duhet patjetër të hyjmë në grevë të dyja, secila federatë i ka interesat dhe kërkesat e ndryshme”.

“Të gjitha federatat që jemi në BSPK në takimet e rregullta që i kemi pasur secila federatë është dakorduar se a do të hyjë apo nuk do të hyjë në grevë. Iniciativa ka qenë nga SBAShK, nuk do të thotë se është iniciativë e nisur nga BSPK-ja. Arsyeja se pse nuk i jemi bashkangjitur grevës është se ne nuk i kemi kërkesat e njëjta”,ka thënë Imeri, njofton KlanKosova.tv.