Rrahet brutalisht një drejtor në Trepçë, dërgohet në Spitalin e Mitrovicës

Një rrahje brutale ka ndodhur paraditën e sotme në ambientet e Minierës Trepça.

Drejtori teknik Bahri Karaça është sulmuar tek zyra e tij nga një inxhinier, shkruan “Jepi zë”

Gazeta “Jepi zë” merr vesh se drejtori u sulmua pasi ka shqiptuar vërejtje ndaj një inxhinieri.

Siç merret vesh, goditja ka qenë e rëndë dhe ka pasur gjakderdhje, me ç’rast Karaça është dërguar në Emergjencë.

Merret vesh që Policia ka arritur në Minierë dhe ka hapur rastin, duke intervistuar edhe të dyshuarin A.P.