Sulmon babain e vet në Prishtinë, arrestohet

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se në Prishtinë është arrestuar një person pasi sulmoi babain e vet. Ngjarja ka ndodhur në Lagjen Mati 1.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në Raportin e Policisë.