Rrahje mes dy të miturve në Gjakovë, dërgohen në spital

Dy të mitur janë rrahur sot në rrugën “Normalja” në Gjakovë, ku të dy kanë përfunduar në spital për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me zëdhënësen për informim të rajonit policor në Gjakovë, Lirie Podrimaj, e cila ka konfirmuar rastin e rrahjes së dy të miturve.

“Sot në ora 11:40 stacioni policor në Gjakovë ka marrë një informacion për një rrahje mes dy të miturve në rrugën “Normalja”, ka qenë një përleshje fizike mes dy të miturve, janë shoqëruar për stacion policor, janë intervistuar në prani të punëtorëve të Qendrës Sociale dhe të Prindërve” është shprehur Podrimaj.

Ajo ka theksuar se rasti është konsideruar me lëndime të lehta trupore si dhe janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.