LAKURIQI I NATËS TRANSMETUES I COVID-19? Mjeku Pipero: Një kafshë tjetër është…

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka qenë në një lidhje me Skype me emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka folur mbi situatën e koronavirusit në vend.

”Ka vite që dihet se lakuriqët e natës janë rezervuar të koronavirusit në përgjithësi. Është akuzuar një kafshë tjetër që është rezervuar i Covid-19.

Ka shumë diskutime si ka kaluar nga kjo kafshë tek njeriu, është e paqartë akoma”, ka thënë Pipero. “Masat duhet të lirohen gradualisht dhe duke mbajtur një sistem survejance aktiv, për mos të patur një shpërthim të dytë”, ka thënë mjeku lidhur me faktin se në Kinë janë rishfaqur sërish raste me Covid-19 pasi u liruan masat.