Rrahje në Prishtinë, bëhen për spital disa persona

Policia njofton se dje në Prishtinë ka ndodhur një rrahje mes disa personave.

Fillimisht në rrahje janë përfshirë dy persona, por, më pas personit të dyshuar i kanë dalë në ndihmë edhe persona të tjerë për të rrahur viktimat.

Si pasojë e rrahjes lëndime trupore kanë pësuar disa persona, ndërsa në vendin e ngjarjes policia ka gjetur edhe një gëzhojë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prishtinë 01.05.2020 – 18:05. Është raportuar se ka ndodhur një rrahje mes dy viktimave meshkuj kosovarë dhe të dyshuarit mashkull kosovar. Dyshohet se personit të dyshuar i kanë dal në ndihmë dhe persona të tjerë të cilët kanë sulmuar fizikisht viktimat, me ç’rast dyshohet se është përdorur edhe një armë zjarri.

Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore për të cilat kanë pranuar dhe tretman mjekësorë. Në vendngjarje njësitë policore kanë gjetur një gëzhojë. Në lidhje me rastin nuk raportohet për të arrestuar, rasti mbetet nën hetime.