Rrahje në rrugën “Bill Klintoni” në Prishtinë, 5 persona shoqërohen në polici

Një rrahje ka ndodhur në ora 11:00 të së premtës në rrugën “Bill Klintoni”, në Prishtinë.

Në këtë ngjarje kanë qenë të përfshirë pesë persona.

Lajmin për IndeksOnline e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën se një përleshje fizike në rrugën Bill Klintoni në Prishtinë.

Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe kanë shoqëruar në stacionin policor 5 persona ( dy prej të cilëve në cilësinë e dëshmitarëve)”, tha Ahmeti për IndeksOnline.