Rrahman Jasharaj parlajmëron përballje në gjyq me Hekuran Muratin dhe një deputet të VV-së: Boll mo

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jashraj, përmes një komunikate për media ka deklaruar se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci përkundër paralajmërimeve se do të kishte grevë asnjëherë s’ishte interesuar të fliste në emër të punëtorëve të arsimit, derisa shton se nuk kishte hezituar të bënte deklarata urdhëruese, shantazhe e kërcënime.

Jashraj tutje në shkrim thotë se Nagavci nuk është ndier keq as në momentin kur Qeveria vendosi t’i paguaj pagat për shërbyesit civil dhe përjashtoi vetëm arsimtarët.

“Zonja Nagavci për t’i hyrë në qejf shefit dhe Hekuranit shkoi edhe me tutje duke nxjerr urdhër se, pos dënimit me paga mësuesit, duhet edhe të zëvendësojnë edhe orët e humbura”, ka shkruar Jashraj

Reagimi i plotë:

Humanizëm dhe heroizëm i rrejshëm i zonjës Nagavci

Zonjën Nagavci e kishim njoftuar muaj më parë me kërkesat legjitime të anëtarësisë dhe e kishim lutur sa herë takoheshim që ato t’i prezantonte në takimet e Qeverisë duke e paralajmëruar se nëse ato nuk shqyrtohen do të vij deri të greva sepse kjo ishte kërkesë e anëtarësisë. Zonja Nagavci as para grevës e as gjatë saj as edhe një herë nuk ishte Ministre e arsimit dhe nuk iu dëgjua zëri në emër të punëtorëve të arsimit, po nuk mungoi e nuk hezitoi me deklarata urdhëruese e madje edhe plot shantazh e kërcënime . Ajo vazhdoi t’i duartrokiste edhe fyerjeve e deklaratave nënçmuese te Dimalit , Yllit, Dibranit,Sadriut e disa të tjerëve që u ka humbur çdo gjë njerëzore.

Ajo nuk u ndie keq as kur Qeveria ua dha pagat shërbyesve civilë , që bashkë me punëtorët e sektorit të arsimit ishin në të njëjtën grevë shpallur nga BSPK-ja, kurse të punësuarve në sektorin që ajo përfaqëson iu ndalën pagat. Në vend të kësaj ajo i duartrokiti Hekuran Muratit dhe ndëshkimit që po u bëhej punëtorëve të sektorit në të cilin ajo ishte ministre. Zonja Nagavci për t’i hyrë në qejf shefit dhe Hekuranit shkoi edhe me tutje duke nxjerr urdhër se, pos dënimit me paga mësuesit, duhet edhe të zëvendësojnë edhe orët e humbura .

Kur opinioni u ngrit në këmbë kundër ndëshkimit që po i bëhej punëtorëve të arsimit duke shkelur çdo ligj dhe madje edhe anën humane , zonja Nagavci gjoja u ngrit në këmbë dhe për ta mbuluar turpin e Qeverisë iu bashkua prapë Dimalit e të tjerëve dhe u mundua ta marr rolin e humanistes dhe heroit duke bërë angazhime që punëtorët e arsimit të paguhen, por nuk e la anash urrejtjen ndaj SBASHK-ut dhe akuzoi pa fijen e fakteve se kryesia i paska lënë në baltë mësuesit dhe se ajo dashka t’i shpëtoi. Nagavci dashka t’i shpëtoi . Ironike kjo nga zonja Nagavci , e cila tërë kohën e grevës dha urdhra dhe nuk la fjalë të keqe pa thënë për grevistët sa për t’ia bërë qejfin Hekuranit dhe shefit të madh . Zonja Nagavci sa për ty e po të pyeteshe ti pagat e shtatorit kurrë nuk do t’i merrnin punëtorët e arsimit që nga çerdhet e deri në universitet, por këtë humanitetin në thonjëza dhe heroizmin tënd në thonjëza u mundove ta shesësh kot të punëtorët e arsimit dhe e bëre me shpresën se do të krijosh përçarje, përçarje që u mundove ta bësh edhe gjatë gjithë grevës, por të shkoi kot. Ruaje atë foton me fëmijën dhe me shefat në bankat shkollore. Vazhdo me Dimalin, Yllin,Rronin , Sadriun, Dibranin e ndonjë tjetër , që nuk u ka mbetur as edhe një fije nga njerëzorja. Kënaqu e duartrokit kur fyhet e shahet mësuesi, por mos u shtir si heroinë se kot e ke.

Punëtorët e arsimit janë bashkë e në SBASHK dhe uniteti i tyre është i pathyeshëm. E ti pyet vetën a ishte bile një ditë ministre e tyre apo i le gjatë ditëve , javëve e muajve në baltë se zë e mbrojtëse e tyre nuk ishe që kur u bëre ministre e që tani.

Zonja Nagavci inati dhe mllefi i paarsyeshëm ndaj meje e sindikalistëve ua ka bllokuar trurin edhe disa deputetëve të partisë suaj. Njëra prej tyre dje në parlament përsëriti shpifjet e Hekuranit për SBASHK-un dhe qe të dy do të jenë në përballje para drejtësisë sepse e kanë tepruar. Boll mo.

Ti vazhdo me Dimalin, Yllin,Rronin , Sadriun , Dibranin e ndonjë tjetër të pini kafe e të lavdëroheni për fyerjet që ia kanë bërë e do ia bëjnë figurës së mësuesit./Fokusi.info/