Tërmet në Bosnje e Hercegovinë

Mëngjesin e sotëm, qytetarët e Bosnjes dhe Hercegovinës kanë thënë se janë shqetësuar nga një tjetër tërmet që e ka goditur vendin.

Tërmeti ishte me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter, thuhet sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane (EMSC).

Epiqendra ishte 14 kilometra në lindje të Stolacit në një thellësi prej 10 kilometrash.

Është regjistruar në orën 18:27.

Kujtojmë se mbrëmjen e të premtes një tërmet ra në Bosnje e Hercegovinë mbrëmjen e së premtes, lëkundjet e të cilit u ndjenë dhe në vendin tonë. Epiqendra e tërmëtit me magnitudë 5.7 dhe thellësi 10 kilometra ishte në Stolac.

Tërmeti i fuqishëm shkaktoi një viktimë, 26 vjeçaren Elmira Sefo dhe 2 të plagosur.

Në zonën jugore të Bosnjë e Hercegovinë janë regjistruar më shumë se 30 tërmete gjatë natës nga e premtja në të shtunën, pas tërmetit të parë të fuqishëm. Tërmeti i mbrëmjes së të premtes, është tërmeti i pestë më i fortë i regjistruar ndonjëherë në Bosnjë e Hercegovinë dhe më i forti në 50 vitet e fundit në vend.

Tërmeti që ra rreth orës 23:07, përveç në Bosnjë e Hercegovinë, është ndjerë edhe në Trieste të Italisë, disa qindra kilometra nga epiqendra, si dhe në Kroaci, në të gjithë Malin e Zi, Serbi, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.