Rrahu nënën, arrestohet qytetari

Policia në Gjilan ka arrestuar një person pasi disa herë kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj nënës së tij si dhe kishte dëmtuar disa orendi nëpër shtëpi duke kërkuar para.

Pas verifikimit i dyshuari ka rezultuar se kishte dy urdhër arreste dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.