Rrëfimi ekskluziv i shqiptarit që i shpëtoi pushkatimit nga forcat serbe (video)

Mëngjesin e 19 prillit të vitit 1999, banorët e fshatit Hallaq i Vogël të komunës së Lipjanit u zgjuan nga automatikët dhe minahedhësit e forcave dhe paramilitarëve serb.

Në këtë datë forcat serbe kryen një tjetër krim të rëndë në Kosovë duke vrarë e pushkatuar 20 banorë të këtij fshati.

Banorët tregojnë se një ditë më herët, pra më 18 prill, komandanti i Policisë në Lipjan që ishte serb, (banorët i referoheshin Komandant Nikolla) kishte ardhur dhe iu kishte thënë që nesër do të vij një kontrollë por mos u frikësohuni sepse nuk do të ndodh asgjë, duke i tradhtuar keq. Dita tjetër, ishte dita e krimit.

Të gjithë fshatin e kishin mbledhur në një pjesë që quhej “Mereja” duke i seleksionuar burrat për pushkatim, ndërsa pjesën tjetër e kishin nisur kinse për Shqipëri për t’i kthyer pastaj prapë pas krimit të kryer.

Serbët paraprakisht kishin vrarë 9 banorë nëpër pragjet e shtëpisë, ndërsa 11 të tjerët në pushkatim.

Dy persona, Idriz Govori dhe Beqir Asllani i shpëtuan pushkatimit. I pari ra në tokë para se të goditej nga plumbat, e plumbat i hynë në xhaketë, por asnjëri në trup, ndërsa Beqir Asllani ishte plagosur në krah.

Idriz Govori tregon ekskluzivisht për Indeksonline se si i shpëtoi vdekjes tri herë nga forcat serbe.

Pikërisht atë ditë, serbët kishin djegur 26 shtëpi duke lënë 207 banorë pa kulm mbi kokë. Përveq kësaj, gjatë ofensivës, serbët kishin shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në para, stoli, në teknikë të bardhë, mobilje, vegla ndërtimi, blegtori, makina bujqësore, ushqime të njerëzve, duke shkatërruar e plaqkitur gjithçka.

Dëmi i përgjithshëm shkon në mbi 5 milionë marka, që kthyer në euro i bie 2.5 milionë euro vetëm në fshatin Hallaq i Vogël gjatë periudhës së bombardimeve nga NATO.

Indeksonline ka siguruar dokumentet që banorët e fshatit kishin bërë evidentimin e krejt dëmeve të shkaktuara nga ofenzivat serbe, por që këto dokumente nuk ishin kërkuar asnjëherë nga askush.