Rregullohet energjia-elektrike, minatorët e ngujuar dalin nga miniera e Trepçës

Mbi 120 punëtorë të minierës së Trepçës kishin mbetur të ngujuar, si shkak i ndërprerjes së energjisë-elektrike.
Për fat të mirë, të njëjtit tashmë kanë filluar të dalin nga aty. Kjo është konfirmuar nga kreu i Sindikatës së Minatorëve, Gani Osmani.

Osmani ka theksuar se energjia-elektrike ka ardhur dhe se për 15 minuta pritet që të dalin nga miniera të 120 minatorët që kishin qenë të ngujuar.

“Ka ardh rryma. Kanë fillu me dalë. Për 15 minuta dalin të gjithë”, deklaroi ai.

Kurse kryeshefi i Trepçës, Enis Abdurrahmani, është deklaruar për gjendjen e 120 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar në minierën e Trepçës.

Ai theksoi se gjendja e minatorëve është e mirë dhe se rrufeja kishte shkatërruar disa izolatorë në rrjetin energjetik që është 85-shi, pra që është rrjeti i përgjithshëm i rrymës.

“Në bashkëpunim me KESCO-n me ekipe jemi duke e bërë sanimin e problemit. Gjendja e tyre është e mirë. Brenda 30 minutave e bëjmë sanimin e rrjetit dhe i nxjerrim përmes ashensorit. Ata kanë mbetë në horizontin e 11-të, 10-të dhe 9-të”, ka thënë Abdurrahmani./Fokusi.info/