Rrëmbehet një person në autostradën Tiranë-Durrës

Një person është rrëmbyer ditën e djeshme, 2 tetor, në autostradën Tiranë-Durrës.

ABC News raporton se rrëmbimi ka ndodhur rreth orës 18:00 në afërsi të Mamurrasit, mes Sijahkut dhe Sukthit.

Sipas burimeve personi i rrëmbyer ka pasur precedent penal për trafikim të lëndëve narkotike.