Rreth 8 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

234 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit. në Kosovë.

Që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para me COVID-19 e deri tashti numri total i rasteve pozitive ka mbërritur në 51.965 raste nga 187.088 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK), ka raportuar edhe për vdekjen e katër personave shkaku i infektimit me këtë virus.

Ndërkohë që në vend janë 7.986 raste aktive me COVID-19.