Rreth 80 për qind e britanikëve të infektuar, pa simptoma

Vetëm 22 për qind e personave që rezultojnë pozitiv në testet për koronavirus kanë raportuar se kanë pasur simptoma të sëmundjes në ditën kur i janë nënshtruar testit, ka bërë të ditur Zyra britanike për Statistika Ndërkombëtare.

Një gjë e tillë përbën shqetësim, pasi që njerëzit nuk mund ta dinë se e bartin virusin dhe se mund ta përhapin atë.

Të dhënat u bënë të ditura në ditën kur Britania e Madhe ka raportuar për 155 të vdekur që nuk kanë pasur simptoma, por që kanë rezultuar më pas pozitiv për virusin.

Me shifrat e fundit, bilanci i përgjithshëm i fataliteteve në Britani ka arritur në 44 mijë e 391.