Rrezarta Krasniqi e LDK-së: Albin Kurti do të hyjë në histori si mashtruesi më i madh

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pasi Bajram Qerkini që udhëheq me Qendrën Burimore për Persona të Zhdukur, deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk i ka vizituar kurrë ata, shkruan Fokusi.info.

Ajo përmes një postimi në Facebook, u shpreh se kryeministri Albin Kurti ka shkelur të gjitha parimet e tij, përmes të cilave arriti të marrë pushtetin.

Sipas saj, Kurti harroi edhe kauzën për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Postimi i plotë i saj:

Albin Kurti ka shkelur të gjitha parimet e tij, përmes të cilave arriti të marrë pushtetin.
Harroi edhe kauzën për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Kësisoj, Albin Kurti si Kryeministër do të hy në histori si mashtruesi më i madh./Fokusi.info/