Presidenca e Kosovës do të zhvendoset nga Kuvendi

Komisioni për Buxhet dhe Financa ka shqyrtuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2020-2022.

Gjatë diskutimit, kryetari i këtij komisioni, Lumir Abdixhiku, ka ngritur çështjen e mungesës së hapësirave për deputetë brenda ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, duke thënë se stafi politik është ankuar për hapësirë të pamjaftueshme dhe kushte joadekuate në Kuvend.

“Stafi politik është ankuar edhe për hapësirë dhe kushte jo adekuate. Nëse për tri vitet e ardhshme nuk kemi paraparë zhvillime në këto hapësira e shoh të vështirë punën në Kuvend. A ka të paraparë rritje të hapësirave edhe për deputetë. Është i vetmi institucion ku deputeti nuk ka zyrë pune”, ka thënë Abdixhiku.

Ndërsa, sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, ka bërë është bërë dije se Presidenca do të zhvendoset nga Kuvendi dhe se do të lirohen zyrat e zëna deri më tash.

“Është rënie e investimeve sepse kanë kontinuitet. Për hapësira sipas informatave ende jo zyrtare është planifikuar që Presidenca t’i lëshojë hapësirat e Kuvendit. Mendohet se me lirimin e tyre të pajisim zyrat me inventar. Është menduar që për fillim deri sa të gjendet një zgjidhje optimale dy apo tre deputetë të shfrytëzojnë një zyrë. Jemi me një numër 70 deputetë që do t’i sistemojmë në zyrat e reja, por të mos harrojmë se kemi nevojë për zyra edhe për administratë. Kuvendi nuk ka mundësi për zyra me qira prandaj e vetmja zgjidhje është zyrat e liruara nga Presidenca”, ka thënë Krasniqi, raporton “EO”.