Rreziku nga orteku i borës, mbyllet Qendra e Skijimit në Brezovicë

Policia e Kosovës është njoftuar nga Qendra e Skijimit në Brezovicë, se shkak i të reshurave atmosferike dhe rrezikut që u kanoset qytetarëve nga ndonjë ortek bore, kjo qendër e Skijimit është mbyllur sot për vizitorë.

Sipas Policisë, patrullat e tyre do të jenë te udhëkryqi i rrugës që qon për në Qendrën e Skijimit në Brezovicë dhe te laura ku fillon Parku Nacional “Sharr”, ku do të ndalojnë të gjitha automjetet e vizitorëve.

“Ky njoftim bëhet me qëllim që mos të shkaktohen pengesa dhe bllokim i komunikacionit. Lusim shoferët e automjeteve që të respektojnë udhëzimet e policisë. Qytetarët do të njoftohen me kohë, pasi të jenë krijuar kushtet për vizitë atje”, thuhet në njoftim.