Rrëzohet avioni ushtarak, raportohet për dy të vdekur

Dy persona kanë ndërruar jetë pasi një avion ushtarak u rrëzua pranë Aeroportit Rajonal Montgomery në Alabama, sipas drejtorit ekzekutiv të objektit Marshall Taggart, Jr, raporton CNN.

Avioni trajnues T-38 i caktuar në krahun e 14-të të trajnimit fluturues u rrëzua rreth orës 5:30 pas mëngjesit, sipas një deklarate nga Forcat Ajrore.

Taggart tha se avioni u ngrit nga Columbus, Misisipi dhe ishte duke shkuar për në Tallahassee, Florida përpara se të rrëzohej shumë pranë aeroportit. Krahu i 14-të i Trajnimit Fluturues është i vendosur në Bazën e Forcave Ajrore Columbus.