Rrëzohet helikopteri. Miliarderi Chris Cline mes shtatë të vdekurve

Një helikopter që udhëtonte nga ishulli i Big Grand Cay, në Bahamas, për në Fort Lauderdale, në Florida, u rrëzua duke vrarë shtatë shtetas amerikanë në bord.

Viktimat e tragjedisë janë katër gra dhe tre burra.

Shkaqet e aksidentit që ndodhi menjëherë pas ngritjes së helikopterit, ende nuk njihen.

Autoritetet e ishullit deklaruan se avioni u zhduk nga radari menjëherë pasi u ngrit nga Grand Cay.

Mbetjet e helikopterit u gjetën rreth dy kilometra larg ishullit.

Policia po kryen një hetim me mbështetjen e autoritetit të aviacionit civil.

Guvernatori i West Virginia, Jim Justice konfirmoi se 61-vjeçari Chris Cline, pronar i disa minierave të karbonit në Virxhinian Perëndimore, ishte ndër viktimat e fatkeqësisë.

Shqiptarja.com