Rrëzohet nga eskavatori, vdes një person në Prizren

Një person nga fshati Zojz i Prizrenit ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar në tokë derisa ka qenë duke punuar me ekskavator.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes ku dhe është konfirmuar vdekja e tij.

Siç mëson gazeta, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 8:40.

Më tej, gazeta ka mësuar trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.