Publikohen shifrat e shpenzimeve të studentëve në Prishtinë

Të rinj të shumtë i drejtohen çdo vit Prishtinës për të studiuar. Pjesë e Universitetit të Prishtinës janë një numër i madh i të rinjve nga vende të ndryshe të Kosovës.

E shumë prej tyre përpos që studiojnë në kryeqytet, banojnë në të njëjtin vend në pamundësi udhëtimi.

Së fundi është publikuar një raport që ka të bëjë me shpenzime te studentëve.

Sipas ORCA-s, Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim thuhet se studentët që udhëtojnë çdo ditë për të studiuar në Universitetin e Prishtinës shpenzojnë mesatarisht 129 euro në muaj.

Ata që banojnë me qira shpenzojnë 220 euro në muaj, të tjerët që banojnë në konvikte 140 euro, ndërsa studentët që banojnë në Prishtinë shpenzojnë 139 euro në muaj.

“Ky hulumtim ka gjetur një të dhënë shqetësuese lidhur me pagesat që detyrohen t’i bëjnë studentët për të mundur t’i vijojnë normalisht studimet e tyre. Hulumtimi ka gjetur se studentët duhet të blejnë me fonde private materiale shpenzuese apo literaturën bazë (e cila nuk gjendet në sasi të bollshme nëpër librari të fakulteteve) që u duhet për studimet e tyre. Studentët që shpenzojnë më së shumti për materiale shpenzuese gjatë një semestri janë ata nga Fakulteti i Arteve me 133 Euro, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës me 122 Euro si dhe ata nga Fakulteti i Shkencave Sportive 105 Euro”, thuhet tutje nga ORCA.

Sipas tyre gjetja më shqetësuees ishte se studentët e pothausje të gjitha fakulteteve, me përjashtim të Fakultetit Filologjikd he atij të Shkencave Sportive, kanë rapotuar raste kur profesorët shesin librat ku janë vet autorë, ndërkaq një pjesë e tyre blerjen e librit të vet e kanë bërë të detyrueshëm për studentët.

“ORCA u bën thirrje institucioneve që këtë veprimtari të paligjshme ta parandalojnë përndryshe ORCA dhe aktivistët studentë janë të detyruar të fillojnë me reagimin direkt përmes turpërimit publik të profesorëve që ushtrojnë veprimtari të tilla”, u tha tutje nga kjo organizatë, pas publikimit të këtij raporti.