Rrëzohet një avion ushtarak me 65 të burgosur lufte ukrainas

Një aeroplan transporti ushtarak rus, me më shumë se 70 persona në bord, u rrëzua në rajonin e Belgorodit në kufirin me Ukrainën, deklaroi Ministria e Mbrojtjes në Moskë. Në bordin e avionit ”Ilyushin Il-76” kishte nëntë anëtarë të ekuipazhit, rusë, dhe 65 të burgosur lufte ukrainas. Të burgosurit me sa duket u transportuan për një shkëmbim me Ukrainën. Fillimisht nuk kishte asnjë konfirmim tjetër për këtë informacion.

Sipas informacioneve nga Shtabi i Përgjithshëm, avioni çonte në vijën e frontit edhe raketa antiajrore ”S-300”. ”Ukrainska Pravda” fillimisht raportoi se ushtria ukrainase kishte folur për rrëzimin e aeroplanit. Ukraina ka luftuar një pushtim rus në shkallë të plotë për gati dy vjet. Sot mbushen 700 ditë luftë.