Rriten edhe më tutje rastet me Covid 19: 271 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon si më poshtë.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.188 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 478.084 doza të vaksinës.

Deri më sot 165.190 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 4.666 testime, 271 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 15 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.719.

Në total numri i rasteve aktive është 1.321.