Rritet çmimi i naftës pas vrasjes së gjeneralit të Iranit

Çmimi i naftës u rrit me 4% pas lajmit të vrasjes së gjeneralit Kasem Sulejmani, i konsideruar nga disa si njeriu që mund të ishte lideri I ardhshëm i Iranit. Vdekja e kësaj figure të fuqishme të republikës islamike pas një sulmi ajror amerikan të urdhëruar nga vetë Donald Trump, rrezikon të përflakë tensionet në Lindjen e Mesme.

Presidenti Iranian Hassan Rouhani doli menjëherë me një deklaratë ku zotohej për shpagim. Eksperti Jeffrey Halley mendon se objektivat e parë të zemërimit Iranian mund të rafineritë dhe cisternat e naftës.

Halley duket se nuk është i vetmi të cilit I ka shkuar në mendje një gjë e tillë, e kjo u reflektua qartë në kapërcimin e beftë që pati kuotimi I arit të ri në tregjet ndërkombëtare. Çmimi i naftës u rrit me më shumë se 14% në muajin shtator pas sulmeve të koordinuara mbi rafineritë saudite të naftës, të cilat e reduktuan me 5% furnizimin global të naftës.

Tensioni midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është rritur në rajon dhe lidhet me sanksionet ekonomike të SHBA që dëmtojnë ekonominë iraniane. Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për sulmet ndaj instalimeve të naftës, depove të armëve të milicisë dhe bazave ushtarake që strehojnë forcat amerikane.