Rritja e çmimeve të derivateve në Kosovë, kaq do të kushtojë nafta e benzina

Pandemia COVID-19 ka ndikuar në rritjen e çmimeve në shumicën e produkteve.

Rritje të çmimit pritet të ketë edhe në derivate.

Kryetari i Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani në një prononcim për Front Online thotë se çmimet në Kosovë janë më të lirat në rajon.

“Sa i përket çmimit të naftës, çmimet në Kosovë sot sillen prej 1,3 cent ndërsa disel deri në 1,12 cent ndërsa benzina prej 1,7 cent deri 1,13 cent që domethënë çmimet në Kosovë janë më të lirat në regjion përveç Maqedonisë që e ka çmimin më të ulet shkaku që akcizën e ka për 22 cent më të ulet”, tha Berjani.

Ai tregon se kush i përcakton çmimet dhe se cili është shkaku i rritjes së çmimeve të derivateve

“Çmimin e përcakton berza dhe organizate prodhuese OPEC, ka reduktim të prodhimit dhe kur kemi reduktim të prodhimit në organizatën prodhuese OPEC atëherë kemi ngritje të çmimit , çmimi ka ardhë shkak që çmimi që u rritë në berzë dhe ndikimi i organizatës prodhuese OPEC”, shtoi ai.

Berjani tregon se a pritet të rriten çmimet e derivateve dhe sa do të jetë çmimi i tyre.

“Çmimi është në rritje, por nuk ka qenë rritja e theksuar shkaku që më shumicë u rritë çmimi ka rritje të theksuar shumë sa i përket me pakicë ende nuk u rritë, kështu që në ditët në vijim 10,15 cent do të kemi rritje të derivateve të naftës”, tha Berjani.