Rrokulliset kamioni në autostradën ‘Arben Xhaferi’

Një aksident ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë në rrugë, një kamion është rrokullisur.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Rreth orës 16:00, në autostradën Arbër Xhaferi drejtimi Ferizaj-Trudë, afër fshtatit Uglare, një kamion duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes në kyçje të autostradës është rrokullisur. Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes”- tha Kelani.