Rrokulliset me traktor në mal, vdes një person në Podujevë 

Një person ka vdekur pas një aksidenti në Podujevë.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Potok, ku viktima derisa po lëvizte në mal me traktor është rrokullisur dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Siç njofton PK, ai ka arritur pas shenja jete në emergjencë.

“Raportohet se viktima m/k derisa po lëvizte në mal me traktor është rrokullisur dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima ka arritur pa shenja jete në emergjencë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion”, thuhet në raport.