Policia jep detaje për rrahjen e të rinjve, një person dërgohet në QKUK

Në mbrëmjen e sotme ka ndodhur  një rrahje mes disa personave në Prishtinë .

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për këtë rast.

Zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti, për IndeksOnline ka thënë se një person (mashkull,), është lënduar dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave, në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë.

Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person (mashkull,), është lënduar dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, tha ajo.

Rrahje në mes të rinjve në Prishtinë, një person bie për tokë pa ndjenja (Video)