Rrokulliset një veturë afër Badovcit

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan afër Liqenit të Badovcit.

Në një video që ka siguruar Gazeta Online “Reporteri.net”, shihet se si një veturë është rrokullisur dhe ka përfunduar jashtë rruge.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ambulanca, çka nënkupton se ka persona të lënduar.