Rrokulliset vetura në afërsi të Podujevës, ka të lënduar

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën Shajkoc – Batllavë të Podujevës.

Sipas pamjeve që i ka siguruar Llapi.info, shihet një veturë që ka humbur drejtimin, kështu duke përfunduar jashtë rrugës kryesore.

Siç mësohet, përveç dëmeve materiale, në këtë aksident ka edhe persona të lënduar.