Time Kadrijaj: Nëna ime më uroi fat kur morra vendimin t’i bashkohem UÇK-së, nuk ishte kundër

Vendimin e kishte marr për t’iu bashkuar pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por, si e priti këtë vendim nëna e saj.

Tregon për Front Online, Time Kadrijaj, ish-ushtare e UÇK-së.

“Babain nuk e kam pasur vetëm nënës i kam thënë po shkoj në luftë ajo e ka ditur që unë e kam pyetur vetëm formalisht për shkak se e ka ditur që unë domosdoshmërish do t’i bashkohem shoqeve dhe shokëve në at rrugëtim. Nëna ime ishte mësuar me aktivitetet e mia dhe kur morra këtë vendim nuk ishte kundër por më uroj fat dhe më tha Zoti të ruajt dhe jemi përshëndetur”, rrëfeu Kadrijaj për Front Online.

Kadriaj ka treguar sfidat në të cilat ka kaluar deri sa mori vendimin për t’iu bashkuar ushtrisë.

“Si gjimnaziste jemi përballur me protesta të vitit 1981 më pas edhe si studente grevat e minatorëve, protesta, demonstrata, mbyllja e universiteteve gjithmonë kam qenë aktive, më pas puna e mjekëve në shoqatat humanitare d.m.th. kemi bërë një rrugëtim më të gjatë dhe prej këtyre organizimeve paqësore me daljen në skenë të UCK-së ka qenë një moment kulmant, që e kemi admiruar të gjithë që Kosova po formon ushtrinë e saj dhe po vie momenti që gjithë ato vrasje të ushtarëve dhe protestuesve, masakra e maltretime që ju kanë bërë të burgosurve politik po kulmojnë dhe po formohet UCK-ja e cila do t’i eliminoj këto padrejtësi dhe që do të luftohet për lirin dhe pavarësi. Për mua nuk ka qenë e vështirë se kamë qenë e mësuar në këtë rrugëtim”, përfundoi Kadrijaj.