Rrotullohet makina, drejtuesi përfundon në spital (Video)

Një aksident është shkaktuar ditën e sotme në Bypass-in e Fierit. Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin në vendin e njohur si Havaleas, në hyrje të rrugës së Bypass-it.

Pas përplasjes, mjeti tip katraul është përmbysur ndërsa drejtuesi i tij ka marrë plagë në disa pjesë të trupit dhe është dërguar në spital. Mjekët thonë se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Aksi rrugor ku ndodhi aksidenti shpesh herë bëhet problem për kalimtarët për shkak të mungesës së ndriçimit dhe sinjalistikës.