Sot mblidhet Qeveria e Kosovës

Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, me anë të një njoftimi për media ka bërë të ditur se sot do të mblidhet Qeveria.

Sipas këtij njoftimi të ZKRS’së, Qeveria e re e Kosovës do të fillojë mbledhjen e sotme nga ora 15:30.

Kurse, nuk janë bërë ende të ditura detajet se çka do të ketë në rend të ditës.

Kujtojmë se sot Kryeministri Kurti ka pritur në takim kryediplomatin shqiptar, Gent Cakajn, ku ky i fundit zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare pas formimit të Qeverisë së Kosovës, ku u takua fillimisht me homologun e tij, Glauk Konjufca e më pas edhe me Presidentin Hashim Thaçi dhe kryekuvendaren Vjosa Osmani, dhe krejt në fund me shefin e Qeverisë, Kurtin.