Rrusta: Ai djali i VV-së nuk ishte duke protestu, por duke provoku

Anëtarja e PSD-së, Teutë Rrusta ka shkruar në lidhje me protestën e organizuar nga gazetarët, kundër pezullimit të licenvës së Klan Kosova e rrjedhimisht kundër mësymjes së pushtetit drejt mediave.

Rrusta ka shkruar në lidhje me një “skenar”, nga disa aktivist të VV-së, të cilët tentuan ta pengonin protestën. Rrusta ka thënë se kjo në fakt nuk ishte protestë e tyre, por provokim.

“Anti-protesta është veprim i lig. Ai djali i VV-së nuk ishte duke protestu, as duke ushtru fjalën e lirë, por duke provoku. Pushtetit nuk i takon e drejta për protestë. Viktimizimi nuk iu shkon. Mos u mundoni me i marrë nocionet e hapësirat me të cilat dhe përmes të cilave ne, qytetarët, demonstrojmë.”