Rusët me një sulm të ri ndaj Kosovës

Përfaqësuesi i Përhershëm i Federatës Ruse në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ambasadori rus, Aleksander Lukashevich, ka thënë se Kosova është bërë nje vatër e paqëndrueshmërisë në rajon dhe një burim potencial i një konflikti.

Sipas Lukashevich, autoritetet kosovare po dëshirojnë që hapur të krijojnë një krizë të re e cila do të mund të dërgojë në një luftë të re.Këto deklarime Lukashevich i ka bërë teksa është diskutuar çështja e krijimit të Ushtrisë së Republikës së Kosovës.“Kosova gjithnjë e më shumë po bëhet vatër e paqëndrueshmërisë, një burim konflikti potencial. Administrata e Kosovës haptazi synon që të krijojë një krizë të re që mund të çojë në një luft të re”, ka thënë ambasadori rus, transmeton Gazeta Express

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë humbur kontrollin mbi Republikën e Kosovës.“Arkitektët perëndimorë të Kosovës kanë humbur kontrollin mbi projektin e tyre”, ka përfgunduar Lukashevich.Lukashevich ka qenë edhe zëdhënës i diplomacisë ruse./Gazetaexpress