S’po ndalen dasmat, ndërhyn Policia tek një në Prizren

Policia e Kosovës sot ka hasur në një dasmë në Prizren, ku edhe ka ndërmarrë masat e duhura.

“Sot, me datën 05/09/2021 rreth orës 13:30 patrulla e Stacionit Policor Prizren-Veri, gjatë inspektimit te salloneve te dasmave ka hasur në një organizim familjar (dasme), i cili gjendet në lagjen “Arbana”, rruga Prizren-Gjakovë.

Policia ka reaguar menjeher ne baze te vendimit te Qeverise duke marre masa ndaj organizatorit te cilit i është shqiptuar gjobë nga ana e policisë kurse pronarit të sallonit te dasmes i është shqiptuar gjobë nga inspektoret e AVUK-ut, te njejtit i është mbyllur biznesi (veprimtaria) deri në një vendim tjetër, ndersa dasmoret të pranishem janë shpërndare“, thuhet në njoftimin e tyre.