Rusia do të apelojë kundër ndalesës për pjesëmarrje në ngjarje sportive

Rusia ka vendosur të apelojë kundër vendimit për ndalimin e saj nga të gjitha ngjarjet kryesore sportive për katër vjet.

Agjensia e saj anti-doping, Rusada, thotë se nuk pajtohet me dënimin e shqiptuar nga Agjensia Botërore Anti-Doping (Wada).

Ndalimi ndaj Rusisë do të thotë që flamuri dhe himni i Rusisë nuk do të lejohen në ngjarje të tilla si Lojërat Olimpike Tokio 2020 dhe Paralimpiada dhe Kupa Botërore e Futbollit 2022 në Katar.

Rusada thotë se një letër drejtuar Wada-s do të përgatitet në emër të presidentit brenda 10-15 ditëve të ardhshme.

“Atëherë topi do të jetë tek Wada dhe situata do të zhvillohet në fushën ligjore”, shtoi Alexander Ivlev, kreu i bordit mbikëqyrës të Rusada.

Komiteti ekzekutiv i Wada mori vendimin unanim për vendosjen e ndalimit të Rusisë në një takim në Lozanë të Zvicrës, javën e kaluar. Kjo për manipulimin e të dhënave laboratorike që u janë dhënë hetuesve në janar të 2019-ës.